Kanë kaluar 7 javë në Superiore dhe ekipi i Teutës është i pamposhtur si askush tjetër. Meritat pa diskutim i takojnë trajnerit Enkeleid Dobi, që ka krijuar një “asanmbël” të shkëlqyer në kohë të shkurtër.

Durrsakët mbajnë vendin e 3-të në tabelë me 11 pikë, 5 më pak se kryesuesit, Vllaznia. Nëse analizojmë 3 ndeshjet e fundit, ata nuk e njohin golin e pësuar.

Trajneri Dobi ka bërë një “reformë” në prapavijë, duke e ndryshuar sistemin nga 4 mbrojtës me 3 “shtylla” në mbrojtje. Gabriel Gomes, Zhongo dhe Përgjoni kanë qenë perfekt me këtë modul të ri, e përkthyer me siguri në “neutralizimin” e sulmeve mike.