Një dialog mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes synonte të krijonte ekspozita “Kujtesa e Kohës”, e hapur pasditen e së enjtes në ambientet e Muzeut Etnografik Durrës.

Rreth 30 piktorë të vegjël kishin shprehur në telajo përmes ngjyrave, formave dhe imagjinatës botën që i rrethon, monumentet historike të qytetit, natyrat e qeta e peisazhet.

Një miksim mes realitetit dhe imagjinatës, që premton shumë për këta artistë të vegjël,- tha ndër të tjera për ekspozitën Juliana Beqiraj, specialiste e marrëdhënieve me publikun pranë Qendrës Kulturore.

Rreth një muaj nga hapja e tij, Muzeu Etnografik Durrës është kthyer në një destinacion të rëndësishëm jo vetëm për turistët e huaj që duan të njohin më nga afër kulturën materiale të Durrësit në dy shekujt e fundit, por edhe për artistët e qytetit pasi sezoni veror është I mbushur me aktivitete kulturore, të programuara për t’u mbajtur aty.

M.B.