Një 38-vjeçar nga Durrësi është gjetur i pajetë në makinën e tij.

I riu me emrin Betim Kastrati, është gjetur rreth mesnatëa në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin  tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt.

Policia bën me dije se nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se viktima si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.