Muzeu Arkeologjik i Durrësit hapi dyert sot për rreth 50 sipërmnarrës dhe inxhinierë gjermanë, të cilët prej disa ditësh ndodhen në vendin tonë për të zhvilluar takime me autoritetet shqiptare.
Fokusi i sipërmarrësve nga Gjermania është diskutimi me përfaqësues të qeverisë dhe ministrive shqiptare lidhur me projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, me interes dy palësh.
Pas bisedimeve të gjata zyrtare me autoritetet, vizita në Muzeun Arkeologjik ishte për shumë prej tyre një moment relaksi gjatë të cilit ata mund të mësonin më shumë për historinë antike dhe të njiheshin me të gjithë potencialin e trashëgimisë kulturore të qytetit 3000-vjeçar.
Sipas njërit prej sipërmarrësve gjermanë, vendi ynë ka bërë hapa mjaft të rëndësishëm përpara dhe së shpejti diskutimet e tanishme mund të transformohen në projekte konkrete dypalëshe. sirnkon
“Kemi disa ditë që kemi ardhur në Shqipëri dhe kemi pasur diskutime në shumë ministri me zyrtarë të lartë të qeverisë. Nuk kemi ende projekte lidhur me këto diskutime por shpresojmë se do të kemi së shpejti projekte konkrete veçanërisht në fushën e energjisë, turizmit dhe sektorë të tjerë të ekonomisë. Duke pasur parasysh historinë e Shqipërisë dhe punën që është bërë nga qeveria dhe ministritë e ndryshme ne konstatojmë se Shqipëria ka pasur një progres të madh vitet e fundit dhe i urojmë popullit shqiptar suksese në rrugën e zhvillimit dhe anëtarësimit në BE”,- tha ai.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit u hap më herët gjatë javës dhe sipas autoriteteve dy javët e para vizitat në të do të jenë falas.
M.B.





