60-vjetori i lindjes, e gjeti poetin Agron Çalliku me një agjendë të ngjeshur kulturore, i cili vendosi që në këtë përvjetor të vinte me dy ekspozita në pikturë dhe koleksion antikesh e monedhash si dhe të promovonte dy libra në prozë dhe poezi.

Sot është një ditë e shënuar pasi pjekuria letrare ka arritur në ato përmasa, sa unë mora guximin të botoj dhe të ekspozoj”, shprehet atisti nga Shijaku për “DurrësLajm”.

Çalliku merret me kritikë, analizë, ka shkruar në shtypin periodik, është botues i 7 librave, njeh dhe zhvillon të gjitha rrymat e letërsisë.

Duke gërshetuar dy pasionet e tij më të mëdha, Çalliku bëri promovimin e kësaj ekspozite të veçantë në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” në Durrës, e cila do të qëndroje e hapur deri më 5 janar 2023.

Për tematikën dhe vlerat ideo-artistike që mbart kjo ekspozitë, ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm të miqve të tij e dashamirësve të artit, por edhe qytetarëve të thjeshtë.