Emri zyrtar i sëmundjes që u shkaktua nga koronavirusi i ri është Covid-19. Emërtimi i ri nga Organizata Botërore e Shëndetit, vjen në një moment që numri i të vdekurve për shkak të virusit i ka kaluar 1.000 persona, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë infektuar.
“Tashmë kemi një emër për sëmundjen dhe është Covid-19”, deklaroi drejtuesi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesu, i cili bëri thirrje që bota ta luftojë virusin në mënyrën më agresive të mundshme.
Fjala koronavirus, me të cilën shpesh mediat dhe njerëzit iu referuan, është grupi i viruseve ku i përket Covid-19. Nga Komiteti i Klasifikimit të Viruseve mori emrin SARS-CoV-2, por kërkuesit kërkuan një emërtim zyrtar që të shmangte ngjashmëritë dhe stigmatizimin me ndonjë grup apo vend të caktuar.
“Ishim të detyruar të gjenim një emër që nuk i referohej asnjë vendndodhjeje lokale, kafshe, grupi individual apo grupi njerëzish”, tha Ghebreyesu. Emri i ri është marrë nga fjalët “corona”, “virus” dhe “disease” (sëmundje).





