Modelja Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldo, në një intervistë për numrin e ri të “Grazia” ka folur për shkëndijat e para me futbollistin.

“Para tij dridhesha e tëra, por u ndez një shkëndijë.”

Ndër të tjera, Rodriguez ka thënë për yllin portugez se është më i miri i të gjitha kohërave.

“Cristiano është i vetmi që arrin të më entuziasmojë gjatë një ndeshjeje futbolli. Kam fatin të jem partnerja e lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave. Kur është në fushë të bën të përjetosh një pafundësi emociones. Nuk ka rivalë.”

Kujtojmë që Ronaldo dhe modelja janë bashkë prej disa vitesh, marëdhënie nga e cila ka ardhur në jetë  Alana Martina, fëmija i katërt i futbollistit portugez, pasi ai është baba edhe i dy binjakëve Eva Maria dhe Mateo si dhe Cristiano Ronaldo Junior.