Vanessa, bashkëshortja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, i cili humbi jetën të dielën në një aksident me helikopter, së bashku me të bijën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë, ka reaguar për herë të parë lidhur me tragjedinë.
Teksa postoi një foto të familjes së saj në Instgram, ajo shkruan:
“Vajzat e mia dhe unë duam të falenderojmë miliona njerëz që na kanë mbështetur dhe kanë treguar dashuri në këto moment të tmerrshëm. Faleminderit për të gjitha lutjet. Kemi patjetër shumë nevojë. Jemi totalisht të shkatërruar plotësisht nga humbja e papritur e bashkëshortit tim të adhurueshëm, Kobe – një baba i mrekullueshëm – dhe e Gianna-s sime të bukur, të ëmbël – një vajzë e dashur, e qetë, e mrekullueshme dhe një motër fantastike për Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n. Jemi gjithashtu të shkatërruar nga dhimbja për familjet që humbën të dashurit e tyre të dielën. Nuk kam mjaftueshëm fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë tani. Më ngushëllon fakti që Kobe dhe Gigi e dinin se sa shumë i donim. Ishim të bekuar që i kishim në jetën tonë. Do të doja të ishin këtu përgjithmonë. Ishin bekim për ne, por ikën shumë shpejt. Nuk jam e sigurt se si do të vazhdojë jeta pa ta dhe e kam të pamundur ta imagjinoj. Por ne do të zgjohemi çdo ditë, do të ecim përpara sepse Kobe dhe vogëlushja jonë, Gigi, do të na e ndriçojnë rrugën. Dashuria për ta është e pafundme. Do të doja shumë që t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. Do të doja t’i kisha këtu përgjithmonë. Faleminderit që ndatë gëzimin, pikëllimin dhe mbështjetjen me ne. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj në mënyrë që ta kalojmë në privatësi këtë periudhë.”
Basketbollisti 41-vjeçar la pas bashkëshorten, Vanessa dhe 3 vajza, më e vogla prej të cilave erdhi në jetë në muajin qershor.





