Ish-futbollisti i njohur shqiptar dhe njëkohësisht edhe kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, së bashku me bashkëshorten e tij Monica, janë bërë prindër për herë të dytë, vetëm dy javë me parë.

Ata u gëzuan pasi sollën në jetë një vajzë, të cilës ia vunë emrin Enkeleida.

Pikërisht sot, ishte vetë ish-kapiteni i kombëtares shqiptare që ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku ka prezantuar zyrtarisht vajzën e tij.

“ENKELEIDA sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezentojmë !!! ????‍????‍????‍??????????????”, ka shkruar Cana në përshkrimin e fotografisë.

Loriku dhe Monica janë prindër edhe të një djali më të madh, të quajtur Bojken.