Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka dhënë vetë Alfio përmes një postimi në Instagram, ku ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit Noah.

Ai ka postuar një foto ku shihet së bashku me Fatmën në dhomën e spitalit teksa mbajnë në dorë të voglin e tyre, ndërsa shkruan:

“Sot mesova perfundimisht cfare do te thote te duash dhe te te duan, sot mesova perfundimisht cfare eshte dashuria sot jeta ime ndryshoi si kurre me pare, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma jane njerezit me te lumtur ne bote dhe e duan shume shume shumë.”