Kryeministri Rama i cili është duke marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek Papandreou, nuk mund të harronte një nga gjërat që di të bëjë më mirë, batutat edhe në evente zyrtare ndërkombëtare.
Në fjalën e tij Rama nuk i kurseu lavdet ndaj vetes kur u shpreh se ai është kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave, megjithëse Xhorxh bush u përpoq por nuk ia doli.
“Së pari flm që më dhe mundësinë që të përmendem për atë që jam më i miri në botë, kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave. Këtu jam i pashoq. Xhorxh Bush u përpoq por nuk ia doli dot sfidës, kështu që deri më tani nuk ka askush që më sfidon këtu se në ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka.“- u shpreh Rama.