Një i ri 23-vjeçar nga Fushë-Kruja ka vrarë veten.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e viktimës, shtetasit R.Ll.
Sipas informacioneve nga policia, i riu është vetëhelmuar me fotoksinë. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, fatkeqësisht ndërroi jetë në spitalin e Tiranës.
Nuk dihen arsyet që e çuan të riun drejt vetëvrasjes, ndërkohë policia po heton rreth rastit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.





