Ish-drejtori i mjedisit në Korçë Aleksandër Cela ka varur veten në burg.

Ai ishte kapur me refugjatë klandestinë dhe ndodhej në një nga burgjet e Hungarisë.

Burime konfidenciale thonë për “Panorama”, se Cela kishte dy javë që ishte në burg në shtetin hungarez.

Po të njëjtat burime thonë se nuk përjashtohet mundësia që ish-drejtorin e mjedisit ta kenë vrarë brenda në burg.

Pritet që trupi të sillet në shtetin shqiptar për të kryer ceremoninë mortore.