Dy persona janë arrestuar nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës, njëri pasi u kap i dehur dhe tjeri pa patentë.

Të arrestuarit janë: V.Sh. 43 vjeç dhe B. K. 38 vjeç, të dy banues në Durrës.

43-vjeçari V.Sh. u kap rreth orës 03:10 në lagjen nr. 13 duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

Ndërsa 38-vjeçari u kap në lagjen nr. 4 duke drejtuar mjetin motor tip “Skuter” pa leje drejtimi.

Ndaj të dyve rëndon akuza “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.