Pas denoncimit të bërë nga 30-vjeçari, ekspertët e antikrimit ekonomik dhe prokuroia ia behën në Manëz. 30-vjeçari i drejtoi inspektorët e policisë në banesën e Myrteza Beqajt, shtëpisë së  tezes së presupozuar të së dashurës së tij imagjinare. Ai u tregoi se të gjitha orenditë i kishte blerë ai, madje edhe drutë e zjarrit për ngrohjen e tyre në dimër.

Krahas punës në terren, një grup tjetër bëri verifikimin e talefonit të 30-vjeçarit dhe të një pjese të mesazheve që kishin shkëmbyer dy të dashuruarit. Ekspertët konkluduan se vajza e cila i thoshte Ahmetajt se jetonte në Durrës, ishte bashkëfshatare e tij në Manëz.

Atëherë prokurori bëri një ballafaqim midis dy të dashuruarve dhe 30-vjeçari nuk e njohu vajzën. Ai tha se nga zëri i ngjante shumë, por pamja nuk i jepte aspak njohje. Zërin e kanë të njëjtë, por nuk është vajza që flisja unë sepse më thostë që është bionde. 

Fillimisht 27-vjeçarja tha se është e fejuar me një djalë nga një fshat tjetër, dhe tha se ishte shtatzënë. Ajo tha se nuk mund ta mbanin në polici pa dëshirën e saj, sepse ishte në pritje të një fëmije. 27-vjeçarja pranoi para hetuesve se orenditë i kishte sjellë në shtëpi i fejuari i saj, dhe jo 30-vjeçari Ahmetaj. Por prokuroria kërkoi bërjen e analizave në mënyrë urgjente dhe rezultoi se 27-vjeçarja nuk ishte shtatzënë.

Fill pas nisjes së çështjes penale, të gjitha sendet dhe orenditë shtëpiake duke nisur prej divanëve, prej sobës së ngrohjes e gatimit, televizorit e frigoriferit, e gjthçka tjetër është sekuestruar në cilësinë e provave materiale nga prokurori i çështjes. Orenditë e blera nga 30-vjeçari janë magazinuar në magazinat e shtetit, ndërsa në mbyllje të procesit gjyqësor do t’i kalojnë në pronësi Ahmetajt, pohuan burimet nga prokuroria.

Pas kryerjes së analizave policia dhe prokuroria i prenë fletë-arrestin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar në nenin 143/3 të Kodit Penal.