Një vajzë e re nga Durrësi u arrestua nga policia e qytetit bregdetar për mashtrim.

E. Beqja, 27 vjeçe, banuese në Durrës u kallëzua në polici nga personi me të cilin ajo komunikonte në Facebook prej gati 3 vitesh. 30-vjeçari B.A. e akuzon 27-vjeçaren se i ka marrë gjatë kësaj kohe 6 milion lekë të reja.

Vajza e re akuzohet për veprën penale ”Mashtrimi”, parashikuar në nenin 143/3 të Kodit Penal.

Por kush është 27-vjeçarja që akuzohet se ka mashtruar të dashurin duke i marrë 6 milion lekë?

Profili në foton më poshtë është ai i Enertilës në rrjetet sociale, e me këtë adresë ajo komunikonte me djalin e ri, me të cilin kishte krijuar njohje dhe lidhje prej 3 vitesh.

Gjithë këtë kohë ajo e kishte shtyrë me mashtrime dhe gënjeshtra, pa i dalë asnjëherë në takim djalit të ri nga Manza, por paratë nuk ka ngurruar t’ja zhvasë kohë pas kohe, duke ia kërkuar edhe me arsyetimin se kishte halle dhe probleme, raporton “Panorama”.

Por kur i riu ka nuhatur se e gjitha ishte një skemë dhe lojë, ka vendosur të shkojë në Polici për të kallëzuar. Aty ai ka treguar edhe se paratë që i ka marrë e reja, ia kanë dërguar vëllezërit që jetojnë në emigracion, në mënyrë që atij të mos i mungonte gjë, por ia ka zhvatur vajza që njohu në FB.