Një burrë nga Tirana ka denoncuar në policinë e Durrësit një fakt të rëndë që sapo ka mësuar së fundmi në lidhje me kursimet e jetës së tij.

Padia është bërë në seksionin kundër krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe denoncues është shtetasi Sh.I, sot 75 vjec.

Sipas kallëzimit të tij, paratë që kishte mbyllur në një bankë 17 vjet më parë nuk ekzistojnë më.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.09.2017, shtetasi Sh.I, vjeç 75, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se në vitin 2000, ka depozituar një shumë lekësh në një bankë dhe në datë 11.05.2017, i kanë thënë se nuk keni depozita bankare në këtë bankë. Neni 135 i Kodit Penal.