Po ruanin një sasi të konsiderueshme me drogë, arrestohen dy shtetas shqiptarë me moshë 34 dhe 33 vjeç, në afërsi të fshatit Kefalovrisi, pranë pikës kufitare të Tri Urave.
Patrulla e policisë greke gjeti dhe sekuestroi tetë çanta udhëtimi, me 67 paketa kanabis që kishin një peshë të përgjithshme prej 189.8 kilogramë.
Dy të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Janinës, të akuzuar për importim, transport dhe posedim droge me qëllim trafikimin, si dhe hyrje të paligjshme në Greqi.





