Një i dënuar për vrasje që po vuante dënimin në burgun e Krujës ka vrarë veten në mënyrë tragjike.
Viktimë është shtetasi Jorgo Zani, 31 vjeç, banues në Vlorë, njeriu që ka kryer krimin më të rëndë të dëgjuar kohët e fundit në vend. Ai i preu kokën 12-vjeçarit Andrea në Palasë dhe i masakroi trupin, ngjarje kjo e ndodhur më 17 gusht 2016.
Sipas informacioneve që përcjell policia e Durrësit, 31-vjeçari në IEVP-në e Krujës është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe ai ka ndërruar jetë në vend.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.





