Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë sot në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mes Shqipërisë dhe Italisë e cila do të luhet më 9 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Shitja e biletave do të bëhet fillimisht online në faqen zyrtare të Federatës në internet dhe në një moment të mëvonshëm do të fillojë dhe shitja në terren.

Njoftimi i FSHF-së-“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen eliminatore të vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”, Shqipëri – Itali, e cila do të zhvillohet në datë 9 tetor 2017 ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici” Shkodër. Në shitje janë të gjithë sektorët duke filluar nga tribuna VIP, tribuna A, sektori D3, sektori D4, sektori C1 dhe sektori C4, biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: bileta.fshf.org”.