Në aspektin personal mund të konsiderohet edhe si një fitore, me Gjergji Muzakën që ka treguar se sa vlen pas peripecive që kaloi sezonin e shkuar, megjithatë në fund ai që vlen është rezultati i diktuar nga ai fillim i keq i pjesës së dytë përballë Dinamos së Kievit. 

Muzaka: “Vendosëm episodet, dy minuta bëm diferencën Të gjithë e dinim forcën e kundërshtarit. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe gjatë pjesës së parë e interpretuam mirë, duke u mbrojtur dhe duke shfrytëzuar mundësitë. Në futboll episodet vendosin shumë: fillimi i pjesës së dytë ishte i keq për ne, sepse humbëm përqendrimin apo për meritë të kundërshtarit. Ato dy minuta bën diferencën. Kundërshtari ka aftësinë të administrojë avantazhin dhe duke parë rivalët gjithccka vështirësohet. “Natyrisht që vlen edhe një shpjegim i momentit të golit,  i thjeshtë, si futbolli që Muzaka luan prej një jete.“Goli? Janë episodet që gjatë ndeshjes një lojtar e lexon situatën, nëse do të pasojë apo do të ketë hapësirë për të avancuar. Unë pashë hapësirë përpara, edhe mbrojtësi u tërhoq.”

Me Ilir Dajën që e kishte pozicionuar  në vend të Nimagës, Muzaka shprehet se eksperienca e ka ndihmuar të përshtatet edhe me rolin e ri, ndërsa evidenton edhe celësin e suksesit të paraqitjes dinjitoze të Skënderbeut në arenën ndërkombëtare.

“Arma kryesore e Skënderbeut ka qenë fryma e grupit. Duhet të jemi të sinqertë, ku ccdo ekip që kemi pasur përballë gjatë kualifikueseve ka qenë favorit. Fryma e grupit dhe eksperienca na kanë ndihmuar të ecim përpara. Por, kur luan në nivelet e ekipeve si Dinamo e Kievit është e vështirë. Megjithatë, motivimi i skuadrës dhe përqendrimi ka qenë gjithmonë në nivelet maksimale.”