Sot Skënderbeu luan me Dinamon e Kievit në Ukrainë, një ndeshje mjaft e vështirë. Vendasit janë favoritë absolut në këtë përballje, por nuk duhet harruar që kështu ishte edhe në përballjet e mëparshme ndaj Kairat Almati, Mlada Boleslav dhe Dinamo Zagreb. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të kërkojë të bëjë surprizën në Kiev, por sa i kanë shanset për ta bërë diçka të tillë?
Kompanitë e basteve u japin shanse minimale, pasi fitorja e Skënderbeut nga kompania Lottosport kuotohet me koeficientin 16,00. Triumfi i vendasve ka koeficientin 1.15, ndërsa barazimi 6,50. Kjo përballje shihet nga kjo kompani bastesh si një sfidë që do ketë edhe gola, pasi 1.45 është koeficienti që shënohen 3 gola e lart, 2.3 nëse realizohen 4 gola e lart, ndërsa 7+ ka koeficientin 13,00.





