Kur mbeten pak vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, rreth stadiumit maqedonas janë pozicionuar shumë policë dhe forca speciale siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga Panorama Sport.
Stadiumi, pjesë të të cilit janë të hapura në anë të tribunave dhe bën të mundur edhe shikimin e ndeshjes nga rrugët në krahë, tani është i rrethuar nga barriera metalike, ndërsa në këto rrugë është e ndaluar qarkullimi i makinave.
Policia ka krijuar postblloqe rrotull impiantit, ndërsa vazhdimisht vijnë policë dhe forca të tjera sigurie të cilat i shtohen trupave ekzistuese në terren.
Edhe pse bëhet fjalë për një “ministadium” dhe një numër shumë të kufizuar tifozësh të pranishëm, mendohet se në Strumicë do të jenë 10-fishi I forcave të sigurisë krahasuar me një ndeshje normale.





