Izraeli në kaos përpara ndeshjes me Italinë. Eran Zahavi protagonisti kryesor i asaj fitoreje të thellë me shifrat 3-0 që izraelitët arritën ndaj Shqipërisë në Elbasan Arena vitin e kaluar, në grupin G kualifkues të Botërorit Rusi 2018-të, i ka dhënë lamtumirën ekipit përfaqësues vetëm një ditë përpara sfidës shumë të rëndësishme ndaj Italisë, që do të zhvillohet në Reggio Emilia.
Të gjithë e mbajnë mend atë që bëri Zahavi në Shqipëri. Në takimin ndaj kuqezinjëve sulmuesi realizoi 11-metërshin e golit të avantazhit, falë dinakërisë së tij provokoi Etrit Berishën me këtë të fundit që u largua nga fusha me karton të kuq, duke fituar një tjetër 11-metërsh, të cilin humbi pasi u ndal nga Alban Hoxha, ndërsa dha edhe asistin e golit të 3-të.
Krisja e Zahavit me federatën izraelite të futbollit ndodhi pas ndeshjes ndaj Maqedonisë sfidë në fund të së cilës sulmuesi i cili aktivizohet në kampionatin kinez u vërshëllye nga tifozët e pranishëm në stadiumin e Hafias.
Humbja 0-1 ndaj përfaqësues ballkanase nuk u përtyp aspak nga fansat e Izraelit të cilët nisën të kritikonin ashpër kapitenin i cili i acaruar nga ky fakt hoqi nga krahu shiritin duke e hedhur në tokë.
30-vjecari në intervistat pas ndeshjes bëri një tjetër veprim të gabuar duke deklaruar se u kërkonte falje të gjithë atyre që e mbështesin dhe e duan, por jo tifozëve që e vërshëllyen në stadium.
Gjestet e Zahavit nuk u pëlqyen aspak drejtuesve të federatës të cilët e përjashtuan pa afat lojtarin. Por me të mësuar vendimin Zahavi nëpërmjet një postimi në Instagram publikoi tërheqjen e tij nga përfaqësuesja izraelite. Dicka që askush se priste dhe që e bën akoma edhe më të vështirë situatën te Izreali para sfidës së kësaj të Marte ndaj Italisë.





