Juventus ka refuzuar ofertën e Barcelonës për sulmuesin Paulo Dybala.Barcelona ka paraqitur ofertë me vlerë prej 160 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Mediat italiane raportojnë se gjiganti katalan ka bërë një përpjekje të fundit për blerjen e argjentinasit.Por, Juventus i ka kthyer përgjigje negative duke insistuar se Dybala nuk është në shitje.Dybala nga ky stinor ka marrë numrin 10 në Juventus duke konfirmuar rëndësinë e tij në rritje te skuadra kampione nga Serie A.