Latif Amadu është prezantuar dje me skuadrën e Teutës dhe ka firmosur zyrtarisht kontratën për sezonin e ardhshëm futbollistik. Sulmuesi 24-vjeçar nga Gana ka kaluar pak kohë më parë provën e trajnerit Magani, por nuk është bërë pjesë e skuadrës në një pjesë të fazës përgatitore që u zhvillua, për shkak se nuk ishte pajisur me vizë.Megjithatë, procedurat për futbollistin kanë përfunduar dhe ai është vëne dje nën urdhrat e trajnerit Magani. Mësohet se futbollisti ka arritur akordin me klubin për një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, në rast se palët arrijnë akordin mes tyre për të vazhduar bashkëpunimin.Latif u stërvit me Teutën në përgatitjet që u kryen në tokën italiane dhe në ndeshjet miqësore arriti të bindte stafin teknik me aftësitë e tij.Në prononcimin e dhënë menjëherë pas prezantimit me fanellën e Teutës, Latif është shfaqur mjaft i kënaqur. “Jam shumë i lumtur që, më në fund, kam mbyllur transferimin tim dhe sezonin e ardhshëm do të jem pjesë e Teutës.Drejtuesit e klubit i kishin shumë të qarta idetë për kampionatin e ri dhe një gjë e tillë ma bëri më të lehtë zgjedhjen. Mund të them se te Teuta kam bërë zgjedhjen e duhur dhe jam këtu për objektivat të mëdha”, u shpreh fillimisht futbollisti.
Megjithatë, Latif është i vetëdijshëm se ende nuk e ka arritur formën e tij më të mirë fizike. “Kam nevojë për pak stërvitje me skuadrën që të arrij formën time më të mirë dhe të përshtatem me lojën e ekipit.Por, kam bindje të plotë se sezonin e ri do t’ia shpërblej besimin që më kanë dhënë drejtuesit dhe stafi teknik. Jam i bindur se kjo skuadër ka mundësi të arrijë gjëra të mëdha dhe këtë e them duke u bazuar tek ajo që po shoh gjatë seancave stërvitore, ku të gjithë lojtarët po japin maksimumin”, mbylli Latif.Ndërkohë drejtuesit vazhdojnë të jenë në bisedime me një tjetër sulmues cilësor, por kanë preferuar të mos e bëjnë publik emrin e tij.





