Trajneri i kombetares, Christian Panucci ne konference shtypi per ndeshjet eliminatore me Lihtenshteinin dhe Maqedonine dha sinjale te qarta se rregullat jane shume te rendesishme dhe se duhen respektuar nga te gjithe. Ai shpjegoi gjithashtu zgjedhjen e tre lojtareve te rinj Memolla, Balliu dhe Ahmedi.Christian Panucci: E pubklikova listën të premten për të respektuar punën tuaj. Janë 23 futbollistë dhe jo 24. Janë tre lojtarë të rinj, të cilët i kam vëzhguar gjatë këtij muajit. Mu duke e drejtë t’u jap mundësinë për të qenë pjesë e kombëtares pasi e kanë merituar.
Janë 23 futbollistë sepse këtë mëngjes pata një telefonatë me Cikalleshin. Ai duhet të ishte i pranishëm për të firmosur me skuadrën e re. Pasi e dëgjova i theksova se nuk mund t’i jap leje. Kontratat mund të firmosen edhe nëpërmjet E-mailit apo edhe nëpërmjet menaxherit që mund të marrë avionin dhe për firmën. Mund ta bënte edhe vizitën mjekësore këtu në Tiranë. Duke mos ardhur në orar në grumbullim lojtari do të qëndroje në shtëpi, sepse janë disa rregulla të FSHF dhe të miat, që duhet të respektohen. Lojtarët nuk mund të bëjnë sipas kokës së tyre. Dyert e kombëtares janë të hapura për të gjithë.
Xhaka ka gabuar por më ka telefonuar ai dhe avokati i tij, cështja e është e mbyllur, i kam pranuar faljete tij. Mungesa e tij është një zgjedhje teknike, por mund të jetë në të ardhme. Ajo që unë bëj është në interes të Shqipërisë dhe jo në interesin personal.
Komplimentat e mia për Skënderbeun. Kam dashur të jem i sigurt në zgjedhjet e mia. Sigurisht që do ta ndjek Skënderbeun dhe nëse lojtarët do të jenë të denjë për kombëtaren do të grumbullohen.
Gashi? Nuk e grumbulluar sepse kam zgjedhur lojtarë të tjerë. Në të ardhmen mund të kthehet në kombëtare.
Berisha apo Strakosha? Jam me shumë fat se kam dy apo tre portierë shumë të mirë. Formacionin do ta shihni të shtunën, por janë dy portierë të nivelit të lartë.
Latifi mund të bëjë sulmuesin, apo Lullaku, Memushajn 9 false, gjëja më e rëndësishme janë rregullat dhe respekti. Pa rregulla nuk do të shkojmë gjëkundi. Të vish në ekipin konbëtar duhet të jetë krenari. Rregullat në kombëtare duhet të respektohen nga të gjithë.
Mendoj se kam një skuadër të mirë, do të përpiqem t’i transemtoj idetë e mia dalngadalë. Do të punojmë në atë mënyrë që të mposhtim Lihtensteinin dhe Maqedoninë.
Për të ardhur në kombëtare duhet të vish edhe në 5 të mëngjesit. Nëse Ajeti vjen në 5 të mëngjesit dhe Roshi udhëton gjithë natën nuk mund t’i them tjetrit eja në mesditë. Përjashtim bën rasti i Kukelit dhe Abrashit që për shkak të linjave ajrore vijnë në një orar tjetër. Përfaqësuesja është shumë e rëndësishme, duhet vullnet dhe krenari.
Kapiten do të jetë ai me më shumë ndeshje. Kam qenë një herë kapiten dhe më qëlloi të isha unë kapiten i Italisë.
Kartonët e kuq: Janë gjëra që ndodhin, janë pjesë e e lojës. Zakonsiht pas një kartoni të kuq vjen reagimi pozitiv i lojtarët.
Secili ka mënyrën e tij të lojës. Unë në bazë të lojtarëve që kam, do të mundohem t’i vë veshjen më të mirë të mundshme për t’i marrë skuadrës më të mirë. Mund të luajmë me skema të ndryshme, varet nga përgatitijet.
Më është dashur të bëj disa zgjedhje, sepse Aliji nuk po luanm, ndërsa Memolla po aktivizohet rregullisht. E kam parë nga afër Balliun, vrapon shumë por duhet të rritet. Te Metz dhe meriton të grumbullohet. Ahmedi është i majtë shumë i fortë në mbullimin 1 për n1, prandaj vendosa ta grumbulloj.
Para se të bëhesha trajner i Shqipërisë, presidenti më tha, janë 30- 40 trajnerë që duan të drejtiojnë Shqipërinë. Dikur i kërkonim ne trajnerët, kjo është meritë e lojtarëve, që bënë që Shqipëria të respektohet në Europë. Ky grup duhet ta mbrojë këtë dhe të kthejmë frymën në këto katër ndeshje të mbetura në eliminatore. Është meritë e lojtarëve, Federatës dhe e ish trajnerit De Biassi. Është shumë e rëndësishme të kemi krenarinë për ta ruajtur këtë arritje.
Që në strëritjen e parë duhet të theksojnë se të gjihë ndeshjet janë të rëndësishme, është shumë e vogël diferenca e të qenit një skuadër e madhe apo e vogël.Duhet të jemi shumë xhelozë më shumë sesa për një femër që ta rujamë statusin tonë.
Ndoshta duhet të mësoj nga De Biassi për të shkrur një letër. Secili ka mënyrën e tij, mendoj të t’i shikoj drejpërdrejt në sy të gjithë lojtarët.
Nuk jam i shqetësuar që nuk kam zjvilluar miqësore. Do të tentojmë të marrim maskimumin në këta katër ndeshje, sepse nuk kemi miqësore. Presidenti më ka kërkuar të fitojmë atë frymë që kemi humbur. Dhe të ndërtojmë një grup për eliminatoret e viti 2020.
Nuk i kam tre sulmues. Kam një ide sesi duhet të luajë skuadra. Duhet të bëjmë disa gjëra për ta fituar ndeshjen. Shpresoj të gabojmë sa më pak, mund të luajmë me një ose me dy sulmues.
E kam ndjekur Lenjanin, është djalë shumë interesant dhe serioz. Ndoshta pas një muaji apo dy muajsh mund të vijë sërish në kombëtare. Zgjodha Memollën për arsye teknike.
Në këtë moment është delikate, sepse jemi në fillim të sezonit. Disa lojtarë po luajnë pak. Ndoshta pas disa muajsh do të jetë ndryshe. Aty nuk nuk kam patur mundësi zgjedhjeje, kam gruymbulluar lojtarë me avantazh të paktë.
Jam shumë i lumtur, ky vend po më surprizon. Mbrëmë po darkoja mbi tarracën e një hoteli, dhe shihja njerëzit që ishin të lumtur. Gjëja më e rëndësishme është që kur të largohem të më vlerësoni si një person serioz, që e respektoi punën dhe presidentin që i dha një mundësi shumë të madhë. Edhe lojtarët duhet të jenë krenarë që veshin fanellin e kombëtares.





