Teuta do vijojë përgatitjet në Durrës tashmë, teksa periudha e fazës përgatitore në Ohër ka përfunduar dhe trajneri Magani me stafin e tij do të punojnë në qytetin bregdetar para nisjes së sezonit të ri futbollistik.

“Djemtë e Detit” kanë menduar të zhvillojnë një triangolare me skuadrën e Besës së Kavajës dhe kampionët e Kosovës, Trepça ’89.Këto tri ekipe do të përballen mes tyre mes tyre në datën 3 shtator në stadiumin “Niko Dovana”. Për trajnerin Magani këto përballje do të jenë mjaft të rëndësishme për të qenë gati për nisjen e kampionatit më 9 shtator.