Stadiumi “Niko Dovana” po merr pamje tjetër, teksa gjatë kësaj vere janë kryer punime të rëndësishme, duke nisur nga tribuna kryesore dhe ambientet e saj, për të kaluar te karshia.

Federata Shqiptare e futbollit kishte lënë detyrat për klubin durrsak, që tashmë do të plotësojë kushtet për të luajtur në kupat e Europës me mbështetjen e publikut edhe nga tribuna ballore.

Tashmë ka nisur vendosja e stolave në atë sektor dhe ka marrë një tjetër pamje. Gjithashtu do të vendoset edhe ora elektronike.