Erion Braçe nuk i ndahet Armand Dukës, presidentit të FSHF-së. Ai mbetet kritiku më i madh i kreut të futbollit shqiptar. Polemikat mes tyre nuk kanë qenë të pakta, çka vijon edhe sot. Statusi i deputetit të Partisë Socialiste ka ardhur si përgjigje ndaj deklarimit të Dukës ditën e djeshme, se Skënderbeu pas dënimit nga UEFA për trukime është bërë si Italia pas “Calciopoli”, që fitoi “Botërorin 2006”. Ja statusi i plotë i deputetit të majtë:“Topi është i rrumbullakët, rrotullohet shpejt!
Meqë vetëm tani po i vënë emrin dhe qenka në nivelin e “Calciopolit”; meqë nuk dimë ende në ç’nivel përtej “Calciopolit” ishte edhe kampionati që u mbyll në maj; meqë gazetarët nuk bëjnë kurrë pyetje të paautorizuara për ortakun; unë kam vetëm një pyetje: Pas “Calciopolit”, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit qëndroi në detyrë e u mbulua me lavdi, dini gjë?!”





