Një burrë është gjetur pa jetë mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Një telefonatë e mbërritur në numrin e emergjencave rreth orës 20:00, ka raportuar për një person të vdekur, në një magazinë në zonën e Ali Demit.
Kur mbërritën në adresën e dhënë, efektivët e Komisariatit të Policisë nr.1 kanë gjetur të pajetë 50-vjeçarin me iniciale S. M.
Ai mësohet se kishte marrë një plagë në kraharor, të shkaktuar nga një armë gjahu, e cila u gjet pranë trupit të viktimës.
Dyshimet paraprake janë se 50-vjeçari mund të jetë vetëvrarë, megjithatë autoritetet po punojnë për të zbardhur këtë ngjarje.





