Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, pranë pallatit të sportit “Ramazan Njala”.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga “DurrësLajm” njëra prej makinave të përfshira në aksident, ajo e tipit “Benz” është dëmtuar në pjesën e përparme.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. 

Në vijim pritet të bëhen me dije të tjera detaje.