Një punonjës policie ka përfunduar në pranga, pasi ka tentuar të fusë heroinë në ambientet e burgut të Sarandës

Mësohet se i arrestuari është shtetasi me iniciale B.D., 30 vjeç, i cili duke qenë në shërbim me këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si heroinë.

Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, ka bërë arrestimin e menjëhershëm të shtetasit në fjalë, banues në fshatin Kopacez, Delvinë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.