Konsumimi i një sasie alkooli tej normave të lejuara ndërsa je në timon, i ka kushtuar lirinë një 53-vjeçari nga Durrësi.
Ai është prangosur mbrëmjen e së shtunës, rreth ores 22.35, në zonën e plazhit të Durrësit, ndërsa po drejtonte mjetin e tij tip Ford, në gjendje të dehur.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Sh. Dervishi, 53 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





