Pasi fitoi mandatin e deputetes për qarkun e Durrësit, Nora Malaj falënderon të gjithë ekipin e LSI-së që ka punuar fort gjatë fushatës, por mbi të gjitha, i shpreh një falënderim të veçantë Flamur Gjuzit.

Përmes një deklarate publike, Malaj thotë që mandati i fituar prej saj i takon punës së jashtëzakonshme të Lefter Kokës dhe Flamur Gjuzit.

Reagimi i Nora Malajt:

Të dashur miq, ju ekipi më i mirë që treguat dashuri, mirësi dhe vlerë në ekip. Ndonëse pas Terit unë pata fatin të marr mandatin e dytë për LSI-në, dua të them që ky mandat nuk ishte vetëm për meritën time, po për punën e paparë dhe të jashtëzakonshme të secilit prej jush, po më shumë nga të gjithë ky mandat i takon punës së jashtëzakonshme dhe titanit të Mulit dhe të Terit, gjithë ekipit. Mandati im në fakt është i juaji, po dua të mirëkuptoni që Mulin dua ta falënderoj në mënyrë të veçantë dhe me shumë dashuri. Për mua të gjithë jeni shumë të shtrenjtë dhe tek unë do gjeni përherë një mike, shoqe dhe një derë të hapur. Ju falënderoj pamasë të gjithëve dhe ju jam shumë mirënjohëse. Faleminderit Ana për të gjithë investimin dhe përkushtimin. Edhe njëherë mirënjohje për të gjithë ju… Me dashuri Nora

LSI e qarkut të Durrësit do të përfaqësohet në Parlament nga Malaj dhe Koka.