Procesi i numërimit ka përfunduar në 4 KZAZ-të e qytetit të Durrësit, si edhe në atë të Shijakut që përfundoi që mbrëmjen e djeshme, teksa kanë mbetur edhe 39 kutitë e fundit që i përkasin Krujës për të nxjerrë rezultatin përfundimtar.

Sipas projeksioneve të deritanishme, PS në rang qarku i Durrësit, merr 8 mandate, PD 4 mandate dhe LSI 2 mandate.

E përkthyer në vota, deri më tani PS ka 66529, PD 37644 dhe LSI 21152.

Teksa priten edhe rezultatet e Krujës, Partisë Demokratike do t’i duhet që të dalë me 1900 vota plus në 39 kutitë e pahapura, në mënyrë që të sigurojë mandatin e saj të pestë për Agron Dukën, ose të rikuperojë në total 5330 vota.

Por shanset janë të pakta, pasi PS është në avantazh me 3431 vota plus ndaj PD-së.

Gjatë procesit të numërimit, Agron Duka është shprehur se e pranon humbjen dhe do të dorëhiqet nga politika.

KRUJA

Nga 87 kuti në total, 39 të pahapura

PS 9515 vota

PD 6084 vota

LSI 1776 vota

Avantazhi: PS 3431 vota plus