Partia Demokratike rimerr bastionin e saj, Shkodrën. Kur kanë mbetur edhe 15 kuti për t’u numëruar, gjithë lufta është përqendruar në mandatin e fundit, pasi diferenca është shumë e vogël, rreth 1600 vota më tepër PD nga PS.

Nga numërimi i 406 kutive nga 421 gjithsej, demokratët kanë marrë avantazhin në Qark duke siguruar mandatin e 5-të dhe duke udhëhequr ngushtë fitoren me 37.47% të votave ose 39376 vota. Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i pesti në listën e PD-së në Shkodër, arrin të sigurojë kështu mandatin e deputetit.

Më pas vjen Partia Socialiste që paraprakisht renditet në vendin e dytë me 37178 vota ose me 4 mandate. Në vendin e tretë renditet PSD (Tom Doshi) me 12350 vota ose 1 mandat dhe fill pas saj LSI me 1 mandat me 12311 vota.