Drejtori i televizionit “Klan” Aleksandër Frangaj, i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” ka kritikuar ashpër kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ai tha se kjo është humbja më e thellë e kësaj partie në të gjithë historinë e saj. Frangaj ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike dhe ka kërkuar rikthimin e Sali Berishës në PD, në rolin e kujdestarit për të ristrukturuar partinë.

“Sali Berisha duhet të shkojë në PD dhe të thërrasë të gjithë strukturat. Të rithemelojë PD-në në rolin e kujdestarit dhe më pas të bëhen zgjedhje normale”, u shpreh drejtori i “Klan”-it.