Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit ka vijuar në mënyrë të pandërprerë dhe tashmë po shkon drejt fundit. Nga 421 kuti të numëruara nga 460 që janë në total, kryeson bindshëm Partia Socialiste e ndjekur nga PD-ja dhe LSI-a.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 66298 vota ose e përkthyer në mandate, merr 8 të tilla, PD ka marrë 37333 vota ose 4 mandate, ndërsa LSI ka 20910 vota ose 2 mandate.

421 kuti të numëruara nga 460 të tilla

PS  66298 vota – 8 mandate (49,75 %)

PD  37333 vota – 4 mandate (28,01%)

LSI  20910 vota – 2 mandate (15.69 %)

PDIU  4018 vota (3,01%)

LIBRA  1389 vota (1,04%)