Kur jemi në numërimin e  kutive të fundit të votimit, projeksionet parashikojnë një rezultat të thellë të PS-së duke numëruar deri tani 74 mandate, kundrejt PD-së me 43 mandate. LSI deri tani numëron 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat. 

KQZ përmes kreut të saj, Klemend Zguri por edhe zëdhënëses Drilona Hoxhaj kanë apeluar  komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

Deri në orën 07:34 të mëngjesit të së martës janë numëruar 95.34% e kutive të votimit, ose 5112 kuti votimi nga 5362 gjithsej.