Megjithëse e diel mbrëma bashkia e Durrësit duket se është e populluar. Dera e institucionit të bashkisë është e hapur ndërsa para saj janë rreshtuar tre fuoristrada tip Range Rover. Duket se ethet e numërimit kanë kapur shtabin elektoral të PS-së në Durrës.

Pas një pjesëmarrjeje relativisht të ulët në bazë qarku, drejtuesit e lartë të bashkisë dhe PS durrsake po bëjnë kalkulimet e para për të bërë një projeksion paraprak të votave dhe mandateve qe kanë fituar këtë 25 qershor. Duke qenë se kreu i bashkisë Vangjush Dako është dhe drejtuesi politik i fushatës, bashkia këtë herë është kthyer në seli të PS-së durrsake, ku mblidhen të gjitha raportimet nga terreni dhe jepen direktivat për procesin në vijim, atë të numërimit të votave të qarkut Durrës.

M.B.