Ka përfunduar tashmë procesi i votimit në të gjithë vendin. “DurrësLajm” mëson se në qytetin e Krujës nuk ka patur probleme dhe pjesëmarrja ka qenë 51%. Ndërkohë po mbyllen kutitë pë t'u dërguar në KZAZ.

Përsa i përket Shijakut, edhe aty çdo gjë ka vijuar normalisht dhe po bëhet trasporti i kutive pa probleme, të shoqëruar nga policia. Pjesëmarja e qytetarëve në votime ka qenë afërsisht 52%.

Ndërkohë për qytetin e Durrësit bëhet me dije se pjesëmarrja ka qenë 39.92% , ndërsa kutitë e para kanë mbërritur në qendrën e votimit tek pallati i sportit.

Ndërsa në rang qarku, pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 39.05 %, raporton KQZ, kurse përqindja e votueseve femra ka qenë 28.17.

Qendrat e votimit janë mbylluar sapo akrepat e orës kanë shënuar 20.00, ndërsa kutitë e votimit po transportohen drejt qendrave të numërimit.