Sekuestrohen 39 kg lëndë narkotike kanabis Sativa, që po transportoheshim me çanta shpine nga 3 persona, që kanë arritur t’ia mbathin.

Më datë 20.06.2017, punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër mbi fshatin Kakavije, në rrugën drejt liqenit të këtij fshati kanë konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy  çanta shpine ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave, ku iu është bërë thirrje për të ndaluar.

Por të tre shtetasit duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat.

Në brendësi të çantave kishte lëndë narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva, pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 39 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP-në Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave.