Policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal armësh, municione luftarake dhe shuma parash. Sekuestrimi u bë në kuadër të operacionit “Dinamo” ku u arrestua edhe 62-vjeçari Engjëll. H.
“Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar arsenal armësh, municione luftarake dhe vlera monetare. Ky shtetas dyshohet të ketë patur për qëllim trafikimin e armëve dhe municineve luftarake në vlera të ndryshme monetare”, sqaroi policia.
Grupi hetimor i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm, me krehër të vendosur në të me 29 copë fishekë
Një armë zjarri pushkë model 63, kalibër 7.62 mm, me krehër të vendosur në të me 25 copë fishekë
Një pushkë sportive shul, me krehër të vendosur në të me 3 copë fishekë
131 copë kartëmonedha me prerje 1000 lekë (131000 lekë të reja)
6 kuti me fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, me nga 100 copë fishekë secila
45 copë fishekë pushkë sportive
30 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm
173 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm
Një armë e ftohtë thikë
Dy aparate telefoni të markave të ndryshme.
Operacioni u zhvillua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan në kuadër të një hetimi të ndjekur me metoda speciale.





