Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit A.T, vjeç 45, banues në Durrës, pasi dyshohet se në Arapaj, në ambientet e një lokali, ka plagosur lehtë me grusht shtetasen M.B, vjeç 34, banuese në Durrës.

Policia është duke punuar për të zbardhur këtë ngjarje, që paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

45-vjeçari akuzohet për konsumimin e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”.