Një shofer ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në brendësi të një lokali duke lënë të plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 në Paskuqan. 28-vjeçari me inicialet L.A ka hyrë me automjet në brendësi të lokalit të personit I. D. dhe është larguar duke braktisur automjetin në vendin e ngjarjes.

Si pasojë janë dërguar në spital tre persona që ndodheshin brenda lokalit dhe që u lënduan nga përplasja,  Xh. D., 16 vjeç, F. A., 54 vjeç dhe L. G., 52 vjeç. Sipas bluzave të bardha, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake policia thotë se dyshohet që drejtuesi i automjetit tip Audi të ketë humbur kontrollin e automjetit

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.