Një fëmijë 7-vjeçar nga Burreli ka humbur kontaktet me familjen. 7-vjeçari Majklen Buci nga fshati Shëlli, ka humbur kontaktet gjatë ditës së sotme. Familjarët kanë bërë të ditur se fëmija do të nisej drejt Burrelit në orën 13:00.

Por ka qenë shoferi i linjës që ka konstatuar se fëmija nuk është paraqitur. Ndërkohë që më pas familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur kërkimet për 7-vjeçarin e humbur.