Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për “shtetasen L.P., vjeç 25, banuese në Katund Sukth, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17, tek karburant “Kastrati”, ka furnizuar me karburant mjetin dhe ka bërë pagesën me 2 kartëmonedha 20 Euro, që dyshohet se janë të falsifikuara, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale”.
25 vjeçarja akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.





