Policia e Durrësit ka përfunduar me sukses operacionin e koduar "Streha" dhe ka shpallur në kërkim një shtetas për trafik lëndësh narkotike e armëmbajtje pa leje.
Burime nga policia bëjnë me dije se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 43-vjeçarit me iniciale S. Gj., banues në Shijak.
Më datë 16.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 4 qese të mbushura me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar me lëndë narkotike e llojit kokainë, të futura në një kavanoz; rreth 150 gr.
• një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”;
• dy armë zjarri automatik, model 56 kal 7.62 mm;
• një armë zjarri pistolet tip “COLT'USA;
• një armë gjahu e markës “BERETTA”, kal 12 mm;
• një pistoletë sportive, tip Super Conter;
• 264 fishekë luftarakë mob 56, kal 7.62 mm.
• 95 fishekë mod 54, kal 7.62 mm;
• 7 fishekë pistolete, kal 45;
• 65 fishekë për armë gjahu, kal 12 mm;
• dy krehera automatiku, mod 56;
• një automjet tip Benz, i blinduar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive parashikuar në nenet 283/1, 278/4/5 dhe 280 të Kodit Penal.





