Kapet personi i katërt i përfshirë në dhunimin e aktivistit të një subjekti politik.

Sot, Specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim: Gazment Kazazi, 37 vjeç, banues në Kavajë

Ai, në bashkëpunim me 3 shtetas të arrestuar nga Policia e Kavajës me datë 14.06.2017, kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin A. T., me qëllim mos të angazhohej në fushatën elektorale të një subjekti politik.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj  pjesmarrësve në zgjedhje" parashikaur nga Neni 329/3 i Kodit Penal.

Ngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kavajë ditën e mërkurë, teksa një person është rrahur nga katër të tjerë për motive politike.

Ai është Alban Tafa 30 vjeç, i cili është rrahur nga katër persona që i kanë kërkuar të mos marrë pjesë në fushatë.

Të arrestuarit janë:

Zaim Borakaj, 31 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë.

Brikel Xhihani, 30 vjeç, banues në Kavajë.

Aurel Xhani, 43 vjeç, banues në Kavajë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:

G. K., 37 vjeç, banues në Kavajë

Autorët mesohet se jane simpatizante te PD-se, ndersa i sulmuari i LSI-së.